TEB
02LAJME

Vazhdon aksioni i Policisë në veri, konfiskohen mbi 10 kamionë që u përdorën në barrikada

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin e bastisjeve në veri të vendit, mëson “Mitropol” nga burime ekskluzive.

KFC

Burimet e gazetës tregojnë se janë kryer disa bastisje.

TEB

Siç mëson “Mitropol”, gjatë njërës bastisje Policia e Kosovës ka zbuluar 10 armë të gjata, 6 nga të cilat të llojit kallashnikov.

Veç tyre, Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 10 kamionë në dy lokacione të ndryshme në Zubin Potok. Këta kamionë siç mëson “Mitropol” ishin përdorur si barrikada gjatë trazirave të dhjetorit të vitit 2022 në veri.

Koha