Active 2
02LAJME

Vazhdon mbjellja e drunjëve dekorativ në qytetin e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës në kuadër të rregullimit të hapësirave gjelbëruese dhe planifikimit për zgjerim dhe rivitalizim të sipërfaqeve gjelbëruese, po vazhdon me mbjelljen e drunjëve dekorativ.

Për të parë më afër procesin e mbjelljes së këtyre drunjëve, i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava.

Active 1

Me këtë rast, drejtori Tmava ka thënë se deri më tani janë mbjellë mese 310 drunjë dekorativ të cilët do ti jap një pamje të bukur dhe një gjallëri më të madhe qytetit të Mitrovicës.

Nga drejtori Tmava është shtuar se gjatë vikendit do të bëhet mbjellja e 810 trupave të rinj dhe do të trajtohet me prioritet mirëmbajtja e hapësirave publike.

Koha