
Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në zyret e menaxhmentit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, raporton Mitropol.
Gjatë vizitës së tyre ata kanë dhuruar plotë 800 maska për KRU “Mitrovica” me qëllim të mbrojtjes së tyre nga virusi covid-19.
Vizita e FSK-së vjen falë një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit menaxhues të KRU “Mitrovica” dhe FSK-së.
Menaxhmenti i KRU “Mintrovica” përmes një postimi në facebook ka falënderuar publikisht FSK-në.
Postimi plotë:
FALENDERIM
Me ketë rast dëshirojme të shprehim falenderimin tonë të sinqert për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila na dhuroi 800 maska mbrojtëse Anti Covid.
Me respekt,
Menaxhmenti i KRU “Mitrovica”








