Medi
02LAJME

Vazhdon parafushata me ujë të pijës, Xhafer Tahiri nuk harron edhe të fotografohet

Në Vushtrri po vazhdon ndërtimi i rezervuarit të ujit në malin e çyçavicës, në Bequk, rezervuar që do t’i furnizojë me ujë disa fshatra të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Fshatrat Artakoll, Mihaliq i Epërm dhe Druar, do të jenë fshatrat të cilat do të furnizohen me ujë të pijës nga rezervuari që po ndërtohet në Vushtrri.

Premium Store

E gjatë ditës së sotme punimet e këtij rezervuari i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Xhafa përmes një postimi në facebook ka njoftuar për vizitën që i ka bërë punimeve për ndërtimin e rezervuarit, e me këtë postim po shpreson ta fitojë ndonjë poen politikë për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ndër të tjera Xhafa nuk ka harruar edhe të fotografohet tek vendi i punimeve, duke u mburrur me “projektin e tij” që po financohet nga ana e organizata CDI dhe qeveria zvicrane. /Mitropol/

Premium Store