
Në Mitrovicë po vazhdojnë reshjet e dendura të shiut.
Lidhur me situatën e reshjeve, ekipe të ndryshme janë përgatitur për të marrë masa për çfarëdo situate të jashtëzakonshme.
Ndër ta, edhe Klubi i Zhytjes Trepça, së bashku me Njësinë e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) dhe Drejtorinë e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë – Policia e Kosovës, kanë bërë përgatitje si dhe kanë thënë se janë në gjendje gatishmërie të plotë për qytetarët e Mitrovicës, në rast se përkeqësohet situata nga vërshimet./Mitropol/








