Premium Store
EKONOMIKOSOVËLAJMEROZË

Vazhdon tmerri nga paratë false, ‘ProCredit’ raporton se shtatë kompani deponuan monedha të falsifikuara

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro.

Disa raste të ndryshme janë denoncuar së fundmi nga një zyrtar i bankës ‘ProCredit Bank’, i cili ka raportuar për deponimin e parave të dyshuara false nga disa kompani në Prishtinë.

Active 1

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një shumë jo fort të vogël, para këto që sipas informacioneve të para janë deponuar brenda nëntë ditëve.

Si rezultat i denoncimit, monedhat janë konfiskuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Koha