02KOSOVËLAJME

Vdekje e dyshimtë në Veri, Policia del në vendngjarje

Fushata

Një ngjarje tragjike është raportuar të mërkurën pasdite në komunën e Zveçanit. Rreth orës 13:00, një qytetar kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij në shtëpinë e tij, shkruan “Mitropol”.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve fillestare, është konstatuar se viktima, një mashkull kosovar, nuk tregonte shenja jete.

Florenti Company

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Aktualisht, rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë,” dhe hetimet janë në zhvillim për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij rasti./Mitropol/