
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth oeës 13:30 në fshatin Varagë e poshtme në Zubin Potok, shkruan Mitropol.
Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeç i cili është gjetur i varur me litar ne ballkonin e shtëpisë së tij, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
*Fotografia ilustruese








