Premium Store
KOSOVËLAJME

Vdes 28-vjeçari në Ferizaj nga vetaksidenti i trafikut

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën, shkruan Mitropol.

Viktima ishte, Rinor Kashtanjeva, i moshës 28-vjeçare.

Dukato 1

Rasti është konfirmuar nga policia.

“Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale”, tha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë në rajonin e Ferizajt.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Viktima ka ndërruar jetë në vendgjarje./Mitropol/

 

Active