Vdes aktori i njohur nga seriali i Mehmet Kosovës, “Aci Hayat”

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë aktori i njohur nga seriali “Aci Hayat”, Hysejin Elmalipinar.

Hysejin Elmalipinar në serialin e “Mehmet Kosovës”, kishte luajtur rolin e Numanit, që fillimisht ishte kundërshtar i Kosovës, pastaj rikthehet në njeriun e tij të besuar.

Mediat turke raportojnë se Elmalipinar ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.
”Numan” siç njihet me emrin e serialit, ishte pëlqyer mjaft shumë nga popullata e Kosovës, falë rolit që luante. /Mitropol/







