Dukato 2
02IN MEMORIAMLAJME

Vdes edhe një i ri nga Covid-19, djaloshi nga Skenderaj Faton Hoti

Gjatë ditës së sotme si pasojë e virusit Covid-19, ka ndërruar jetë në moshë të re, Faton Hoti, djaloshi nga qyteti i Skenderaj, shkruan Mitropol.

Hoti vinte nga fshati Polac i Komunës së Skenderaj, dhe merrej me biznis. Teksa, vdekjen e tij e ka njoftuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në facebook.

Pellini

Postimi i plotë:

“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pellini