
Një grua shtatzënë e infektuar me Covid-19 ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E ndjera, ka qenë duke e mjekuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa para pak kohësh ishte shtrirë në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO, Drejtori i Shëndetësisë në Komunë të Gjilanit, Selami Xhemajli.
Ai gjithashtu ka thënë që sipas familjarëve, e ndjera jetonte në Gjermani, prej nga kishte ardhur në Gjilan për pushime, dhe nuk ka qenë e vaksinuar.







