KOSOVËLAJME

Vdes i burgosuri në Dubravë, ishte pranuar me probleme shëndetësore

Një person i cili ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje.

I burgosuri, H.M, sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka pësuar krizë të vetëdijes, ku më pas është dërguar në Spitalin e Pejës ku është konstatuar vdekja e tij.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

SHKK ka bërë të ditur se ai në Dubravë ishte pranuar me probleme shëndetësore, ku siç thuhet gjatë gjithë kohës i është ofruar tretman sipas rekomandimit të specialistëve.

“Sipas dosjes mjekësore i njëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qendrën e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhëzohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës. Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti është duke u hetuar.