Active 2
IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Vdes i riu Auron Ferizi që u godit nga vetura para dy dite

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitës mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.

Një 21-vjeçar, duke drejtuar veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë persona të rinj.

Tripika

Katër prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë, por i riu Auron Ferizi kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte transferuar për trajtim në QKUK.

Fatkeqësisht, Auron Ferizi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, i cili përmes një njoftimi, shprehu dhimbjen e madhe që po ndjejnë.

“Zoti gjenet te shperbleft djali jem ik i ri nga kjo bot do me mungosh gjithe jete Auron pse ka ksi njert te poshter qe te larguan nga kjo bote.”, ka shkruar ai.

Weelnes