Vdes mitrovicasi Sami Peci nga fshati Rahovë, jetonte në Gjermani

Ka ndërruar jetë mitrovicasi nga fshati Rahovë me vendbanim në Gjermani, Sami Peci, shkruan Mitropol.
Peci që jetonte dhe vepronte në Gjermani, ka vdekur sot me datë 26 Dhjetor 2021.
Ai vuante nga një sëmundje, ndërsa pas la fëmijët dhe gruan. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë nga faqja e fshatit “Rahovë”, në Facebook.
Postimi i plotë:
Me dhembje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët , miqtë , dashamirët dhe mbarë farefisin se Sami Peci, Ndërroi jetë Sot me datë 26.12.2021 me vendbanim në Gjermani.
Largimi i hershem i tij na tronditi dhe na i beri zemrat akull, Do të kujtohet gjithmonë si punëtor i madhe, i ndershum, e i sinqert me të gjithë njerzit.
Samia ka kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.Ai ka qenë i martuar dhe ka 2 fëmijë.
Sqarim:Për Ceremonin e Varrimit ju informojm me kohë këtu në Faqen “Fshati Rahovë”,
Të ALL-LAHUT jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi. Ngushellime Familjes Peci.








