Active 2
02LAJME

Vdes motociklisti pas aksidentit të rëndë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Foto Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku ka humbur jetën një person, shkruan Mitropol.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçiklete, sot rreth orës 19:30.

Active 1

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rastit.

Premium Store