KOSOVËLAJME

Vdes në aksident trafiku një pjesëtar i Policisë së Kosovës, një tjetër lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës. Si pasojë ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë ai.

Sipas Hashanit, në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani.