IN MEMORIAMKOSOVË

Vdes në moshë të re Fidan Arifi, u aksidentua me motor para një muaji

Fushata

Ka vdekur në moshë të re, motoristi nga fshati Pogragjë i Gjilanit, Fidan Arifi, i cili para një muaji kishte pësuar aksident me motorin e tij, raporton Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e Fidanit e kanë dhënë kolegët e tij përmes rrjeteve sociale.

Market Florenti

24-vjeçari Arifi ishte shpallur kampion në disa gara me motor, të zhvilluara në terrene të ndryshme në Kosovë.

Për të ishte kërkuar ndihmë pas aksidentit pasi që ishte konstatuar se ai ka mbetur me lëndime të rënda trupore, duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamundësi për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.

Për ceremoninë e varrimit ende nuk është njoftuar nga familja.