Premium Store
02LAJME

Vdes një nga personat e përfshirë në aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

“Mitropol” mbrëmë raportoi ekskluzivisht për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur rreth orës 18:00 mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Vushtrri.

Nga aksidenti kishin pësuar lëndime tre persona, një nga të cilët kishte marrë lëndime të rënda.

Premium Store

Lajmin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti konfirmoi raportimin se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë konfirmoi se tre të lënduarit ishin dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

“Mitropol” mëson se personi që kishte pësuar lëndime të rënda nga aksidenti ka ndëruar jetë pak më parë në Emergjencën e QKUK-së pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve të pësuara.

Burime të “Mitropol” njoftojnë se i ndjeri ishte M.M nga Vushtrria.

Sipas këtyre burimeve, dy të lënduarit e tjerë nga aksidenti ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore./Mitropol/

Koha