KFC
02LAJME

Vdes një person në Burojë të Skënderajt

Një person nga Buroja e Skënderajt është sjellur pa shenja jete në QKMF në Skënderaj mëngjesin e sotëm, shkruan Mitropol.

TEBTEB

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

TEB

“Policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj se është sjellë një person pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje.”, tha Pllana.

Rasti, me urdhër të prokurorit kujdestar, është inicuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u sqaruar shkaqet e vdekjes.

Koha