Aurora Group
02LAJME

Vdes një vajzë në Skenderaj derisa ishte në gjumë, nëna lajmëron Policinë

Mëngjesin e së premtës në fshatin Kostrec i Skenderajit, një vajzë ka ndërruar jetë deri sa ishte në gjumë.

Vdekjen në Polici e ka raportuar nëna e viktimës, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Policia e Kosovës nuk ka dhëne informacione për moshën e viktimës si dhe rastin e ka cilësuar si vdekje të dyshimt.

“Një femër kosovare, ka njoftuar  se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Active