Medi
02IN MEMORIAMLAJME

Vdes Nuredin Hasani, punojës i Komunës së Skenderaj

 

Minuta më parë ka vdekur Nuredin Hasani, punojës në komunën e Skenderajit, shkruan Mitropol.

Medi

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Sami Lushtaku përmes një postimi në facebook, ku edhe ka shprehur ngushëllimet e tija për vdekjen e Nuredinit.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Nuredin Hasanit, punëtor i dalluar i komunës së Skenderajt, aktivist, burrë i urtë e i respektuar nga Prekazi.

Nura ishte njeri shumë i dashur. Ai gjithmonë në çdo bisedë ishte i hareshëm. Do ta kujtojmë gjithmonë për fisnikërinë e tij.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve e shoqërisë.
Pushoftë në paqe!
SL

Weelnes