Active 2
02LAJME

Veç asambleistëve të Mitrovicës, Kurti gëzon edhe ata të Vushtrrisë, 389 euro rritje page

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë ekzekutimin e pagave të sektorit publik, shkruan “Mitropol”.

Muajin e kaluar, kryeministri Kurti kishte njoftuar se vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Medi

Ndër përfituesit e tjerë të sektorit publik janë edhe asambleistët e kuvendeve komunale.

“Mitropol” pas konsultimit të ekspertëve të fushës raportoi se 35 asambleistëve të Komunës së Mitrovicës, me ligjin e ri, pagat nga 220 euro iu rriten në 609 euro bruto.

Duke qenë se koeficienti i pagave është 5.8 edhe për Vushtrrinë e cila poashtu ka mbi 70 mijë banorë, del se rritje të njejtë të pagave kanë edhe asambleistët e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë.

35 asambleistë të kësaj komune nga sot do të marrin pagë prej 609 eurosh bruto ose 560-570 euro neto.

Më poshtë gjeni edhe të plotë listën që prek anëtarët e kuvendit komunal nëpër të gjitha komunat e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për kryetarët e komunave dhe drejtorëve komunalë./Mitropol/

Koha