KOSOVË

Vegimi 54 përqindësh i Mujës dhe bindja e opozitës për qeveri “pa VV-në”: Kush ku është?

Dëshira ia kishte sunduar gjykimin me paramendime ekstravagante se Vetëvendosja i fiton plot njëzet e katër komuna: fitoi vetëm katër.

Market Florenti
Roadside

Armend Muja i Vetëvendosjes ka shpalosur vegimin e tij të ri për VV-në: 53-54% të votës popullore e merr partia e tij, tha ai, në zgjedhjet e reja parlamentare.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”.

Kështu tha Armend Muja në emisionin e Fidan Jupollit, duke e parë rezultatin ekstatik të 14 shkurtit 2021, si diçka të tejkaluar/shëm.

Sondazhet anash, opozita i ka përvishur mëngët në parafushatë duke shpalur ofertën e saj zgjedhore vis-a-vs qeverisjes katër vjeçare të Vetëvendosjes.

Secila parti – pa treguar se a kanë mposhtur politikisht Vetëvendosjen – pretendon se qeveria e re bëhet “pa Vetëvendosjen”.

Argumenti i opozitës që bart fuqi e peshë më të madhe për të artikuluar keqqeverisje të VV-së është “xhepi i qytetarëve”: përkatësisht ekonomia si sfera më e palavdishme.

Jam i bindur që do të ketë një qeveri të re pa Lëvizjen Vetëvendosje. Jam i bindur që ne do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme me një energji të re”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ne do të arrijmë të marrim besimin e mjaftueshëm të qytetarëve…pres që gara mund të jetë e ngushtë nuk jemi pa gjasa, jemi me gjasa bukur të mira”, u shpreh Hoti në Blic Interview.

Një sondazh i përfolur kohëve të fundit është se Vetëvendosja ka rënë nën 40 – ndonëse askush s’e ka parë: për çka, akterë të opozitës, e japin diskursivisht si fakt.

Edhe gazetari Valon Syla në një shkrim pretendoi se brenda gjashtë muajsh Vetëvendosja ka rënë me 10% duke cituar disa sondazhe të papublikuara.

Në një sondazh të kryer me disponim për muajt prill/maj 2024; VV ishte 46% Një tjetër sondazh i një partie politike opozitare i matur për muajin gusht/shtator, VV ishte 38%. Ndërsa në sondazhin e fundit me disponim të muajit tetor, nga një parti tjetër; VV është në 36%”, shkroi ai.

Vlen të theksohet se ketu kanë ndikuar dëshprimi popullor në qeverisje të Albin Kurtit dhe skandalet e Qeverisë së tij, si energjetika, aktakuzat për korrupsion dhe stagnimi në ekonomi, diplomaci e tjerë”, tha ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, poashtu – në diskurs zgjedhor – pretendon se Vetëvendosja “nuk është temë diskutimi” për qytetarët.

Ka ikur koha e Deputetit Muja dhe të deputetëve të tjerë të VV kur flisnin për përqindje”, i tha ai Gazetës Blic.

Qeveria Kurti ka rënë shumë në përqindje nga të gjitha matjet që janë bërë ditëve të fundit, kanë rënë tek baza e tyre e para disa viteve sepse më nuk janë të rëndësishëm si platformë politike, si vizion dhe mundësi për ndryshim dhe as si shpresë për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ai.

Befasishëm Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë ditëve të fundit qëndroi në tone më të lehta kur nuk e përjashtoi Vetëvendosjen në një qeverisje eventuale të re të LDK-së.

Me VV brenda a po jashtë?”, e pyeti Vehbi Kajtazi i Paparaci-t.

Nuk përjashtohet as Vetëvendosja që të jetë brenda por nuk është preferencë e parë”, u përgjigj Gashi, duke e pretenduar për të mirëqenë se pas 9 shkurtit udhëheq LDK.

Ne kemi dëshmuar që kur udhëheqim vetë edhe tjerët i bëjmë më të mirë. Nuk thash që Kurti bëhet i mirë, por ekipin që marrim ne me menaxhu bëhet e mirë. Ne kemi menaxhuar edhe me një ekip siç ka qenë ekipa me PDK-në por ka qenë relativisht e suksesshme”.

“Nën hijen e LDK-së gjithçka përmirësohet. Ata duhet të vinë në koalicion me LDK-në përndryshe s’ka koalicion…ne i çesim rregullat”, tha Arben Gashi.

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së, ditëve të fundit se partia e vet – ndonëse nuk ka vendosur ‘vija të kuqe’ – “nuk ka rrugë me Vetëvendosjen” në ndonjë koalicion eventual.

Për më tepër ai e quajti “spin” nga kundërshtarë politikë ajo që u paraqit si përafrim PDK-VV në takimin në ‘Garden’ muaj më parë.

Po mirë u mundu me u spinu ndryshe, ka qenë qesharake. Me mendu dikush që për dy orë muhabet mes meje e Kurtit, mundet me u tejkalua hendeku gati dy dekadësh, nuk ka racionalitet. Vija të kuqe as para 10-15 vjete, për parim”, tha Krasniqi në “Paparaci”.

Na nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Vullnet s’ka. I kanë fshi vijat e kuqe secili me rend, i ka fshi LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Vetëvendosja”.

“E ne s’i kemi vendos (vija të kuqe), e për atë s’kemi pas çka me fshi. E te Vetëvendosja, nuk shoh rrugë me bë koalicion me ta. Nuk shoh rrugë të politikës. Ne kemi dallime enorme”, tha mes tjerash Krasniqi./Nacionale/