Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka shpërndarë një ftesë për protestë, e cila po organizohet nga ana e një grupi të qytetarëve.
Kajtazi ka shkruar shkurtimisht “Të shtunën në shesh”.
Ndryshe, në ftesën e shpërndarë nga ana e Kajtazi, protesta pritet të mbahet me 15 korrik me fillim nga ora 18:00.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën me 15 korrik protestojmë të gjithë kndër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Milan Radojiçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së!” – shkruhet në njoftim.
Ndryshe, ideja e protestës kundër Qeverisë Kurti lindi pas publikimit të përgjimeve të gazetës Nacionale, ku konfirmohej koordinimi i VV-së me Listën Serbe dhe u bë publike fakti që Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, kishte biseduar me Radojiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga BE-ja.