LAJME

Vela: Serbia një banana republikë, të lirohen menjëherë policët

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi është shqiptuar masa e paraburgimit për tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Vela ka vënë në pah ndryshimin e akuzës ndaj tre policëve kosovarë, duke e quajtur Serbinë e drejtuar nga Vuçiq si një banana republikë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Serbia nën Vuçiqin është një banana republikë pa ligj. Mediat e regjimit të saj e kanë portretizuar rrejshëm “sulmin terrorist” si shkak të rrëmbimit të policëve të Kosovës. Tani, gjykata në Kralevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje”, ka shkruar Vela në Twitter.