Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova në lidhje me kamerat e vendosura tek varri i Fatonit.
Ai ka thënë se ato kamera janë vendosur nga familja, duke u shprehur se kjo është bërë për vëzhgim.
“S’është asgjë, ajo është e ligjshme. Nuk jemi aty, për shembull unë e shikojë nga Gjermania, vetëm për këtë.”
“Nuk mund ta dëmtojë askush varrin e tij, ai që e dëmton varrin e tij, ai nuk është shqiptar”, është shprehur Artan Hajrizi.