
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rradhës në të cilën janë diskutuar një sërë çështjesh që ndërlidhen me virusin Covid-19, shkruan Mitropol.
Në këtë mbledhje u morrë vendimi për aplikimin e masave të reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
Ndër të tjera Qeveria e Kosovës morri edhe vendimin që të angazhojë plotë 422 profesionistë shëndetësorë në mënyrë që beteja me virusin të jetë më lehë e përballueshme.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Ministri i Financave Hekuran Murati bëri të ditur se kontrata e personelit të ri do të jetë 3muaj plus 3muaj mundësi vazhdimi, dhe një gjë e tillë Kosovës do t’i kushtojë plotë 1.3 milionë euro nga buxheti i shtetit. /Mitropol/








