
Para disa ditësh ‘Mitropol’ ka raportuar sesi shtegu i çiklistëve pranë Liqenit Artificial në Mitrovicë, është mbushur me pengesat të cilat supozohej të mbronin atë zonë, e të cilat si pasojë e dëmtimit e pengonin qarkullimin e lirshëm të çiklistëve.
Sot punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga Komuna, janë parë duke vendosur kunja për t’i penguar automjetet të qarkullojnë në zonën e çiklistave dhe këmbësorëve.
Edhe më parë ka pasur pengesa të cilat janë vendosur në tokë me qëllim të mbrojtjes, po të cilat shumicën e herave janë dëmtuar nga ndeshjet automobilistike dhe vetaksidentet.








