Premium Store
02LAJME

Vendoset gurthemeli i shkollës së re 9-vjeçare në Kodrën e Minatorëve

 

Në Mitrovicën Veriore është vendosur sot gurthemeli i shkollës së re 9-vjeçare në lagjen Kodra e Minatorëve, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore, të arsimit dhe qytetarë të shumtë.

London

Ky projekt i rëndësishëm, i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pritet të sjellë kushte moderne dhe të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke mundësuar një ambient dinjitoz për mësim dhe zhvillim.

Me ndërtimin e kësaj shkolle do t’i jepet fund mësimit në kontinierë, duke hapur një kapitull të ri për arsimin në Mitrovicën Veriore.

Ky investim konsiderohet si pjesë e përkushtimit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe forcimin e bazave të zhvillimit të qëndrueshëm për të ardhmen e fëmijëve të qytetit.

Koha