Veprim i mirë: Komuna e Skenderaj mbulon shpenzimet për akomodimin e familjes të cilës i shpërtheu bojleri sot

Komuna e Skenderaj ka marrë vendim që familjes së Fetah Veliut nga Fshati Polac i Skenderaj, t’ia mbuloj shpenzimet për akomodim të përkohëshëm, shkruan Mitropol.
Një vendim i tillë ka ardhur pasi që kësaj familje gjatë ditës së sotme i shpërtheu bojleri, ku përveç dëmeve materiale mbetën të lënduar disa persona.

Duke e parë këtë situatë komuna njofton se deri në zgjidhjen e përhershme, kësaj familje do t’ia mbuloj shpenzimet e akomodimit. /Mitropol/








