02KOSOVËLAJME

Veriu s’gjen qetësi: Policia gjen një granatë të pashpërthyer në Mitrovicë, ata i lajmëroi një vajzë e re

Pas ngjarjeve të fundit në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendit ku mbeti i vdekur një polic i Kosovës nga një sulm terrorist i organizuar nga terroristët serbë, e tërë Kosova ka kthyer sytë kah veriu, shkruan “Mitropol”.

Ky rajon i Kosovës nuk po arrin të gjejë qetësi. Dje u raportua se Policia gjeti një mjet të pashpërthyer në komunën e Mitrovicës Veriore, raportim ky që sot u konfirmua edhe në raportin policor.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Policia konfirmoi se dje gjatë orës 14:25 në rrugën “Shtjeka”, në Mitrovicë u gjet një granatë dore e pashpërthyer.

Sipas Policisë, një vajzë e mitur ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granatë dore.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt.”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Mitropol/