
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë.
Nga 15 mijë pula sa kishte ferma “Golden Eggs”, në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, mbi 12 mijë kanë ngordhur si pasojë e vërshimeve, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, pronari i pularisë, Liridon Geci.
REL sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt.
Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!








