Aurora Group
KOSOVËLAJME

Vetaksident te liqeni i Badovcit, vetura përfundon në ujë

Tre persona janë lënduar pasi që vetura me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në liqenin e Badovcit, sot rreh orës 19:20.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Weelnes

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonalë të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo.

Tre të lënduarit ndodhen akoma brenda veturës dhe zjarrfikësit po mundohen që t’i nxjerrin nga aty.

Roadside