
Një vetaksident ka ndodhur tek lokacioni i njohur si Kërrshi i Dudës në Mitrovicën e veriut.
Siç është bërë e ditur një kamion ka dal nga rruga me ç’rast është rrokullisur, shkruan Mitropol.
“Nga ky vetaksident nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar për Mitropol, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti.
Në këtë lokacion kanë ndodhur të paktën 4 aksidente me kamion brenda një viti./Mitropol/








