Aurora Group
02LAJME

Vetaksident trafiku në Mitrovicë, tre persona shtrihen në Spitalin e Mitrovicës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar.

Medi

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe dy pasagjer të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, dje në Mitrovicë janë shënuar dy aksidente trafiku, të dyja me persona të lënduar./Mitropol/

Koha