
Aksidentet e trafikut janë bërë fenomen mjaft shqetësues, pasi që përpos dëmeve materiale e lëndimeve, ato shpesh po përfundojnë edhe me fatalitet.
Një vetaksident trafiku sot ka ndodhur në Smrekonicë, njofton ‘Mitropol’.
Vetaksidenti është shkaktuar nga një kamion, nga i cili përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës, dhe si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë./Mitropol









