02KOSOVËLAJME

Veton Elshani e konfirmon lajmin e Mitropol: Policia po bastis deponë e Spitalit të Mitrovicës në Veri

Depo e Spitalit të Mitrovicës Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri.

Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të veta.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Burime të “Mitropol” njoftojnë se bastisja po kryhet bazuar në dyshime për produkte ilegale ose armatim.

Bastisja është duke vazhduar ende.

Lajmin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha për “Mitropol” se po kryejnë bastisjen mbi dyshimet për produkte ilegale brenda deposë së spitalit./Mitropol/