
Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me mjete të forta nga protestuesit, sot në Zveçan. Xhami i veturës është thyer, teksa nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, tha Kelani.








