
Një veturë e tipit Mercedes ka përfunduar në njërin nga kanalet tek Liqeni Akumulues, shkruan Mitropol.
Nuk dihen rrethanat se si kjo veturë ka fluturuar deri aty, mirëpo nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ende nuk shihen ekipet policore e as ato emergjente.
Kjo nuk është hera e parë që veturat përfundojnë në kanal të liqenit.
Mitropol do ju mbajë të informuar për rastin./Mitropol/







