Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Kopiliq të Skënderajt, shkruan Mitropol.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 70 vjeçar.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Njësitet policore kanë dalur në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet lidhur meaksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.