Vetura zyrtare niset me rotacion e përcjellje drejt Mitrovicës në ditën e zgjedhjeve në veri (VIDEO)

Një veturë zyrtare me rotacion është parë para pak çastesh në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë gjersa po udhëtonte me shpejtësi drejt Mitrovicës sot kur po mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, njofton “Mitropol”.
Përveç rotacionit të ndezur, vetura zyrtare ndodhej edhe nën përcjelljen e një veture tjetër.
Nga videoja që ka realizuar “Mitropol” nuk dihet se kush nga zyrtarët e shtetit ndodhej në veturë mirëpo shumë nga akterët e Qeverisë kanë qëndruar sot për vizitë nëpër pikat e votimit në katër komunat veriore, pra në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Duhet theksuar se pjesëmarrja në zgjedhjet në veri mbetet nën 5% për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga partia më e madhe serbe, Lista Serbe dhe si pasojë e thirrjeve të Qeverisë serbe për bojkot të tyre./Mitropol/







