Aurora Group
02LAJME

|VIDEO| Boshnjaku nga veriu jeton në kushte super të rënda

Salih Fahrija i ka dy sprova të mëdha jetësore.

Skamjen dhe përkujdesjen për të bijën 24 vjeçare, që është e palëvizshme.

Aurora Group

E dyta do të ishte më e lehtë për boshnjakun nga Mitrovica e Veriut, nëse do të kishte zgjidhje për të parën.

Dikush i ndihmoi me këtë objekt për t’u strehuar, por që ka mbetur në gjysmë.

Çatia nuk iu përfundua.

Veç të reshurave, problem për të janë edhe temperaturat e ulëta.

60 vjeçari merr vetëm ndihmë sociale mujore, andaj thotë se nuk mund ta ndërtojë vetë kulmin e këtij kontejneri.

Andaj kërkon nga vullnetmirët ta ndihmojnë që i ftohti i madh të mos e zërë në këtë gjendje.

KLIKO PER VIDEO

Njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë mund ta bëjnë duke kontaktuar në numrin e telefonit:

065-633-7972.

Roadside