Aurora Group
02LAJME

Video ekskluzive nga aksidenti i mbrëmshëm në Shupkovc ku u lënduan shtatë persona

Mbrëmë rreth orës 22:40 “Mitropol” raportoi për një aksident të rëndë trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht tek IP Petrol më Shupkovc të Mitrovicës.

Dëshmitarët thanë për “Mitropol” se nga aksidenti kishin pësuar lëndime tre persona, një nga të cilët në gjendje të rëndë.

Active 1

Por detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë ka ofruar raporti i Policisë së Kosovës, ku raportohet se përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Një nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në gjendje të rëndë.

“Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë në lidhje me rastin.

”Mitropol” ka siguruar edhe ekskluzivisht videon nga vendi i ngjarjes të cilën e gjeni më poshtë.

VIDEO

eKiosk