Aurora Group
02LAJME

VIDEO: Fjalosje mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve tek QVC Mitrovicë

Në qytetet e ndryshme të Kosovës po vazhdon procesi i vaksinimit me intensitet të lartë, raporton Mitropol.

Njejtë po ndodh edhe në Komunën e Mitrovicës, ku qytetarët e kësaj komune po shprehin interesim mjaftë të madh për ta marrë vaksinen kundër virusit covid-19.

Aurora Group

Mirëpo procesi i vaksnimit nuk po shkon edhe siç duhet të shkojë, kjo për faktin se qytetarët po detyrohen të presin përpara qendrave të vaksinimit me orë të tëra për shkak se nuk po respektohet orari i tyre për vaksnim si pasojë e interesimit të madh.

Një situatë e tillë jo aq e këndshme ka ndodhur sot në Qendrën e Vaksinimit në Mitrovicë, qytetarët e mllefosur janë fjalosur me zyrtarët policorë për shkak rendit të madh që është krijuar tek qendra.

Sipas dëshmitarëve një grua dëgjohet duke i bërtitur një praktikantes që synonte të fus pa rend një të njohur të saj në Qendren e Vaksinimit.

“Jasht, jasht”, bërtiste gruaja që priste për vaksinim.

Një sekuenc tjetër e videso tregon edhe një zyrtar tjetër policor duke ju drejtuar një gruas se nuk mund të hyjë për tu vaksinuar pa iu thirrur emri.

“Oj motra jeme, po pa të thirrë na ti ski shanca me hi mrena, njejtë të bjen me prit si qitu si qatje”, thoshte polici.

Kliko për VIDEO

Kujtojmë që edhe ditë më parë qytetarët janë ankuar për tollovitë që po shkaktohen tek qendrat e vaksinimit në Mitrovicë dhe jo vetëm. /Mitropol/

Koha