
Një kompleks banesor në rrugën “Hysen Xhanova” në Fushë Kosovë ishte pre e një hajni.
Ai të hënën mbrëma hyri dhe vodhi këpucë e atlete që gjeti para dyerve të banesave më gjithsej 8 kate banimi.
Për ta kryer vjedhjen, grabitësi i pa identifikuar shfrytëzoi kohën e iftarit kur banorët ishin brenda banesave të tyre dhe nuk kishte lëvizje jashtë.
Banorët që u vodhën, nuk deshën të flasin për rastin para kamerës por i thanë Klan Kosovës prapa saj se për këtë dukuri kanë njoftuar edhe policinë.
E raste të tilla të vjedhjes kishte edhe në të kaluarën në atë zonë, çka është konfirmuar edhe nga banorët rezident.








