Medi
02KOSOVËLAJME

Video nga laboratori i drogës në Leposaviq ku Policia gjeti 23 bimë kanabisi, i dyshuari u arrestua gjersa tentoi të futej në Serbi

Me datën 24.02.2024 rreth orës 07:30 Njësia e DHTN Mitrovicë Veri ne koordinim me Drejtorinë Rajonale ne Mitrovicë Veri kanë pranuar një informatë se ne shtëpinë e te dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Granican, Komuna Leposaviq dyshohej se ka të improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit.

Njësia DHTN Mitrovice Veri nën asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kanë bërë bastisjen së bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe paisje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj).

Medi

Njësia e forenzikes ka bere fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.

Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen.

I dyshuari nuk ishte hasur ne lokacion dhe gjendej arrati. Rasti vazhdon te hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri. Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Mitropol/

VIDEO E LABORATORIT

Koha