KFC
02LAJMI YT

VIDEO: Prishet kanalizimi, ujërat e zeza dalin në rrugë tek ambullanta në Mitrovicë

Në qendër të qytetit të Mitrovicës kanë dalur ujërat e zeza në asfallt për shkak të kanalizimit të prishur, raporton MITROPOL.

Një dukuri e tillë u ka penguar banorëve të zonës të cilët e kanë raportuar problemin tek portali Mitropol.

Market Florenti

Banorët theksojnë se kjo prishje ka ndodhur tash e disa ditë, e për të cilën janë të njoftuar edhe ujësjellësi mirëpo që këta të fundit e kanë neglizhuar problemin dhe nuk kanë dalë në teren për ta sanuar prishjen në qytet.


Mikrobet që dalin nga këto ujëra rrezikojnë edhe shëndetin e qytetarëve, e që prej kësaj po rrezikohen edhe qytetarët e sëmurë që po e frekuentojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Klikoni më poshtë për video 👇🏻

Kliko për video

Ani pse ka mbetur pak kohë para fillimit të fushatës për zgjedhjet komunale, problemet e qytetarëve të Mitrovicës kanë mbetur në harresën e komunarëve të cilët duket se janë fokusuar tërësisht në zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor. /Mitropol/

Koha