
Në fshatin Pasomë të Vushtrrisë janë vjedhur pjesë metalike të turbinave të erës, shkruan ‘Mitropol’.
Sipas njoftimit të policisë pjesët e vjedhura kanë vlerë rreth 5000euro.
Lidhur me rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Njoftimi nga policia:
Fsh. Pasomë, Vushtrri NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar (përgjegjës për mirëmbajtje të rrjetit) me 05.05.2023 ka raportuar se, pas inspektimit në teren ka vërejtur se persona të panjohur në dy javët e kaluara, nga pesë shtylla të përçuesve të rrymës (nga rrjeti i turbinave me erë) kanë vjedhur pjesë metalike të shtyllave në vlerë rreth 5000 €. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.







