KOSOVËLAJME

Vijon procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegalë serbë në “RKS”

Edhe sot ka vijuar procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegalë serbë, në ata të Republikës së Kosovës.

Market Florenti
Roadside

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut Veton Elshani, ka bërë të ditur se numri i kërkesave për t’u pajisur me patent shofer “RKS” sot ka qenë 136.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Numri më i madh i kërkesave të parashtruara ka qenë më i larti në Leposaviq – 36.

Në Zubin Potok janë bërë 30 kërkesa, ndërkaq numër më të vogël ka pasur në Mitrovicë të Veriut (29) dhe Zveçan (25).

Kërkesa janë parashtruar edhe në këto qytete: Gjilan (1), Pejë (2), Shtërpcë (4), Viti (1), Graçanicë (8).

Mundësia për konvertimin e patentë shoferëve u është ofruar qytetarëve serbë nga 9 maji.

Afati për konvertimin e tyre do të jetë deri më 9 gusht.